Shembet pallati i pestë në Thumanë, amortizimi ka qenë i lartë

309

Thumana ka qenë ndër zonat më të prekura si shkak i tërmetit të datës 26 nëntor.

IKMT dhe institucionet shtetërore kanë nisur të shkatërrojnë një pallat 5-katësh. Ky është pallati i pestë që prishet në Thumanë.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca të ndryshme shtetërore. Ky është pallati i tretë 5-katësh që shembet, ndërsa dy të tjerë kanë qenë pallate 3-katësh që janë shembur.

Amortizimi ka qenë i shkallës së lartë, pasi pallatet kanë vite që janë ndërtuar. Palatet 5-katëshe kanë pasur 15 familje. Ata kanë gjetur zgjidhje të ndryshme, duke shkuar tek të afërmit, duke qëndruar nëpër çadra etj, si kanë mundur.