Shembet me shpërthim të telekomanduar objekti 5 katësh tek Ekonomiku

631
Pas shumë betejash ligjore, kundërshtimesh dhe protesta nga Universiteti i Tiranës më në fund oborri i Fakultetit Ekonomik çlirohet. 
Godina 5 katëshe, e cila gjendej shumë afër fakultetit të Ekonomikut është shembur me shpërthim të telekomanduar. Kjo ndërtesë është ndërtuar para 6 vitesh, ndërsa për shembjen e tij ka pasur dhe një sërë protestash nga ana e studenteve që studiojnë në fakultetin përbri godinës.
Policia e Tiranës kishte ndërmarrë të gjitha masat për qarkullimin e mjeteve dhe mbarëvajtjen e sigurisë rrugore. Sipas bluve, nga ora 13:50, deri në 14:05 u bllokua trafiku tek fakulteti. Sakaq, mësohet se për shkak të këtyre punimeve është pezulluar dhe mësimi.
Sigal