Shembet çatia e shtëpisë, zë poshtë gruan

289

Një grua ka mbetur e plagosur, pasi i ka rënë çatia e shtëpisë në Fier. Mësohet se në banesë ishte vetëm Bukurie Meto, e cila po pushonte në shtrat.

Nga shembja e çatisë, ajo ka dëmtuar këmbën, por është jashtë rrezikut për jetën.

E lënduara jeton me të shoqin dhe vajzën në një banesë të amortizuar në lagjen “Sheq i Madh”. Pjesëtarët e tjerë të familjes ishin jashtë në momentin, kur ndodhi ngjarja.