Sheh Muamer Pazari simbol i fesë Halvetiane të Shqipërisë

1191
Sigal

Në  10 vjetorin e vdekjes së udhëheqësit shpirtëror Halvetian të Shqipërisë Sheh Muamer Pazari 1929 – 2003

Si sot, 10 vjet më parë, më datë 3 tetor 2003 u nda nga jeta udhëheqësi shpirtëror Halvetian i Shqipërisë, Sheh Muamer Pazari. Besimtarë nga Shqipëria dhe Diaspora, si dhe familja nderojnë sot me shumë respekt këtë figurë të shquar fetare dhe patriotike.  Nën oxhakun e një familjeje të madhe tiranase 400 -vjeçare, lindi më 1 Janar 1929, Muamer Pazari, Shehu i katërmbëdhjetë i përfaqësuesve të Tarikatit Halveti të Alevizmit.  Më 23 maj 1991, pas një ndërprerjeje të gjatë  të fesë nga  diktatura komuniste, Sheh Muameri u paraqit  në ceremoninë e hapjes së Teqesë së Tij. Me kulturën dhe punën e palodhur, e rriti prestigjin e Teqesë. Në festat fetare priste e përcillte personalitetet më të shquara të qeverisë, ambasadorë, besimtarë nga e gjithë Shqipëria. Puna vazhdoi me rihapjen e Teqeve Halvetiane në mbarë vendin. Ata që e njohën për së afërmi, kanë parë tek Ai Njeriun e Zotit, filozofin dhe mendimtarin, modelin e qytetarisë tiranase, humanistin dhe kryefamiljarin e devotshëm. I pajisur me një vullnet dhe durim hyjnor, Ai me fjalën dhe dashurinë familjare e njerëzore ndriçonte jetën familjare dhe qetësonte shqetësimet e besimtarëve që nën diktaturën komuniste nuk ishin të pakta. Tek Ai gjeje ndershmërinë dhe ndërgjegjen e vërtetë të një punëtori thellësisht të angazhuar për të mirën e popullit dhe të Atdheut. Krahas punës, Ai kryente çdo ditë detyrën e shenjtë, ritet fetare, angazhimin dhe edukimin shpirtëror, këtu në dhomën e Tij, të cilën Ai e ndriçonte me mësimet e Zotit. Sheh Muameri arriti të formojë një personalitet të plotë të jetës së Tij. Ai rroku tërë religjionet fetare dhe thithi historinë dhe gjeografinë e vendeve të botës duke i  inkuadruar ato në krahasueshmërinë e karaktereve në rrjedhat historike. Kështu tek Ai globi botëror prekej konkretisht brënda gjykimit filozofik të Tij. Ai ishte i aftë të kombinonte Teologjinë me shkencat konkrete dhe shoqërore. Inteligjenca e Tij, e ushqyer nga kjo kulturë universale zbërthente thjeshtë dhe bindshëm detyrën shpirtërore fetare me edukatën sociale. Qëllimi i Tij ishte angazhimi për shpirtërimin e popullit, lumturinë e tij. Kështu Ai ishte respektuesi i besimeve fetare dhe, si rrjedhim, Ai kurrë nuk e pa fenë si përfitim material. Për Sheh Muamerin “Feja dhe Atdheu” ishin në simbiozën e tyre. Sheh Muameri arriti të formojë një personalitet të plotë fetar në jetën e Tij, duke u vënë me plot merita në krye të Halvetianëve të Shqipërisë. Ai ishte jo vetëm një personalitet fetar, por edhe një njeri me kulturë të gjerë. Sheh Muameri ishte i aftë të kombinonte Teologjinë me shkencat konkrete dhe shoqërore. Inteligjenca e tij, e ushqyer nga kjo kulturë universale, zbërthente thjesht dhe bindshëm detyrën shpirtërore fetare me edukatën sociale. Sheh Muamer Pazari ngriti në mbarë Shqipërinë për një kohë tepër të shkurtër teqe dhe tyrbe Halvetiane. Ndërkohë, ai u angazhua për të përmbushur amanetin e babait të Tij, Sheh Ali Pazarit, për rindërtimin e Teqesë Asitane të Azizave të Tiranës. U përkushtua me mish dhe me shpirt, ditë e natë, duke përballuar çdo lloj vështirësie, pa u mposhtur asnjëherë dhe e ndërtoi këtë teqe në qendër të Tiranës, prapa Teatrit të Operës dhe Baletit! Teqeja ishte Dashuria, Mirëkuptimi dhe Sakrifikimi i çdo gjëje personale për hir të detyrave dhe mësimeve të Kuranit. Sot ai përkujtohet me nderim jo vetëm si simbol i fesë Halvetiane të Shqipërisë, por edhe si simbol i bashkekzistencës së kësaj feje me fetë e tjera në Shqipëri….