Shefja e “Urdhrit të Farmacistëve”, ka mashtruar “Avokatin e Popullit” dhe “Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi”

827
Në vijim të investigimit të bërë lidhur me veprimtarinë pirate, abuzive, antiligjore e shpërfillëse të drejtueses së “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” zonjës Diana Toma, Gazeta “Telegraf” po publikon sot skandalin shkresor, madje edhe të protokolluar, që ajo ka nisur e po vazhdon të bëjë në mënyrë të shfrenuar e me kapadaillëk, kundër interesave të farmacistëve që përfaqëson e (ç)drejton, duke keq-përdorur ligjin, statutin, programin, misionin e grupimit, duke përdorur disa anëtarë të Këshillit Kombëtar “ushtarë”, duke përdorur logon dhe vulat e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, kolltukun e të cilit (siç thonë farmacistët), zonja Toma e ka “dhuratë” me vota të marra si “meze në pjatancë” prej “hijenave” brenda “Urdhrit të Farmacistëve” dhe atyre që “lëpihen” e “zhgryehen” poshtë kolltukut të ministrit Ilir Beqja, të cilëve zonja Toma u duhej në atë post edhe për këto abuzime, prapa të cilave nuk qëndron merkau ëpr zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e jetës së pacientëve, por interesa me “thasë” milionash! Anëtarësia mirëbesuese dhe tolerante e farmacistëve, mendoi se kjo kolege faramciste dikur “problematike ligjore” me ushtrimin e profesionit si farmaciste e (bashkë)pronare depoje farmaceutike me aktivitet të ushtruar kundër ligjit edhe me “grushta”, do të shërbente si drejtuese pa komplekse në shërbim të konsolidimit të “Urdhrit të Farmacistit”. Por fatkeqësisht, koha vërtetoi “alarmin” real që dhanë farmacistët dinjitozë e të ndershëm, duke paralajmëruar, se “… në krye të “Urdhrit të Farmacistit” po vendosej një “krokodil” që do ta “shqyente” këtë institucion social, ligjor e publik”. Provat që disponon gazeta “Telegraf”, si dhe 187 reagimet e denoncimet që kanë mbërritur deri dje në redaksinë e gazetës nga farmacistë të 12 qarqeve të Shqipërisë, provojnë faktin, që zonja Toma po “punon” intensivisht e qëllimisht, për “ta kapur për fyti”, për “ta mbytur” e për ta kthyer në një “kufomë” këtë institucion kombëtar, që nuk është krijuar si kolltuk për Diana Tomën, por si ent kualifikues i farmacistëve dhe avokat mbrojtës i të drejtave të tyre, përballë dhunës dhe padrejtësive që mund të manifestojë partneri shtet, apo çdo lloj strukture tjetër. Një nga këto prova është eleminimi i Nenit ligjor nr. 19 të Statutit të “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, duke e zëvendësuar atë me një tjetër “Nen nr. 19”, por me përmbajtje “defterë bakalli”, hartuar e bërë pjesë të Statutit në mënyrë pirate e private të saj e të “jeniçerëve” të saj, në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr. 9150, datë 30. 10. 2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”, në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr. 10171 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”.dhe në shkelje të plotë të Nenit Nr. 40, të Ligjit Nr. 105/2014, datë 31. 07. 2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”. Me zëvendësimin e nenit ligjor Nr. 19, me një nen jo ligjor e banditesk po me “Nr. 19”, të futur në Statut edhe me vota të paguara të disa anëtarëve “bashibozukë” të Këshillit Kombëtar të “”Urdhrit të Farmacistëve”, të cilët për një gradë, apo pagesë 15 mijë lekëshe për mbledhje e vendime antiligjore që i interesojnë interesave dhe sundimit të daian Tomës, gjunjëzohen e “shesin edhe shpirtin” që u ka mbetur prej “konsumit” që kanë bërë për kësi punësh ndër vite! Sot, po vazhdojmë të provojmë me fakte shkresore konkrete abuzimin e qëllimshëm, që ka bërë zonja Toma duke zhdukur nga Statuti Nenin ligjor Nr. 19, me qëllim për të nxjerr jashtë shërbimit farmaceutik profesorët shërbimit farmaceutik shqiptarë, të cilët kanë të drejtë ligjore të ushtrojnë profesionin në çdo pozicion që njeh dhe lejon ky shërbim, por që zonja Toma dhe “Sillot” e saj, ua kanë hequr me një vendim paçavure e banditeks në kundërshtim të plotë me ligjin dhe me vet Statutin e “Urdhrit të Farmacistëve”(neni 10), duke vulosur e firmosur cënimin e rëndë moral, publik, profesional, statutor, ekonomik e shoqëror të farmacistëve në moshë pensioni. Mjafton të lexosh komunikimin zyrtar, që zonja Toma bënë me institucione si “Avokati Popullit”, “Komisioneri Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” etj., dhe konstaton se kjo drejtuese, sikur të plotësoj receta false e me ilaçe të skaduara, guxon e firmos dhe vulos vendime që baltosin besimin tek aftësitë profesionale të profesorëve të farmaceutikës shqiptare, të cilët kanë aq vite punë sa edhe 10-15 vite me tepër se mosha e aktuale e zonjës Toma! Pa bërë komente, po publikojmë përgjigjen zyrtare të zonjës Diana Toma, dhënë “Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi”, përmbajtja e të cilës është një shpjegim antiligjor i ndryshimit të Nenit 19. Troç, është është një diskriminim tjetër publik, që u bëhet farmacistëve profesorëve në moshë pensioni, duke e mbyllur këtë përgjigje absurde e skandaloze me deklarimin e saj zyrtar, se… “shfarrosja” e profesorëve të farmaceutikës nga shërbimi farmaceutik, do të vazhdoj”… edhe për aq kohë sa të dojë zonja Toma! 
———————————————
Ja pjesë nga përgjigja zyrtare e datës 2 gusht 2015, me Nr. 618 Prot. që zonja Diana Toma i kthen “Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi”

Në përgjigje të kërkesës suaj Nr. 703 Prot, datë 29/07/2015 ku na kërkoni të paraqesim me shkrim parashtrimet përsa u përket ndryshimeve në Nenin 19 të Statutit të UFSH-së, një nga pikat që lidhet me të drejtën e ushtrimit të profesionit të drejtuesit teknik është cilësuar me efekt diskriminues, nga një grup farmacistësh në moshë pensioni të cilëve nuk u lejohet ushtrimi i profesionit të drejtuesit teknik, përjashtuar rastet e të vetëpunësuarve. UFSH-ja është krijuar bazuar në Ligjin Nr. 9150, datë 30.10.2003 ” Për Urdhrin e Framcistëve të Shqipërisë” (Ligji 9150) dhe funksionon bazuar në parimet e këtij ligji, Statutin e UFSH-së, Kodin Deontologjik dhe Vendimet e Këshillit Kombëtar të UFSH-së. Kuadri ligjor i mësipërm e vesh UFSH-në me një sërë kompetencash të cilat ajo i ushtron në dobi dhe mbrojtje të profesionit të farmacistit, pacientëve dhe konsumatorëve. Neni 2 (1) i ligjit 9150, përcakton se UFSH-ja ka për mision edhe “mbrojtjen e pacientëve e të konsumatorëve nga kequshtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme” dhe Neni 2 (2) (e) i jep UFSH-së komepetencën, që në përmbushje të këtij misioni të marrë një sërë masash, ndërmjet të cilave edhe heqjen e të drejtës vetiake të ushtrimit të profesionit të farmacistit. … Për të përmbushur misionin e UFSH-së Këshilli Kombëtar Ii Urdhrit të Farmacistëve që është organi më i lartë vendimmarrës i tij vendosi të miratojë disa ndryshime në nenin 19 të Statutit ndër të cilat dhe kriterin që një farmacist që të ushtrojë profesionin si drejtues teknik duhet të mos ketë mbushur moshën e pensionit përjashtuar rastet e të vetëpunësuarve. Drejtuesi teknik i vetëpunësuar ka kuptimin që ai zotëron një biznes me formë juridike të përcaktuar si person fizik e cila përcakton që ky person sjell të ardhura për veten e vet.. Farmacistëve që kanë mbushur moshën e pensionit dhe janë të vetëpunësuar do iu jepet një farë kohe për vetë faktin se mbi ta përveç barra si drejtues teknik rendon edhe barra e subjektit si biznes… Duke ju referuar nenit 12 pika 3 të Ligjit Nr. 10221, datë 04/02/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” parashikohet, se: Zbatimi i masave të posaçme dhe të përkohshme, bazuar në shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, me qëllim përshpejtimin e barazisë në fushën e punësimit, nuk konsiderohen diskriminim. Zbatimi i masave të tilla, në asnjë rast nuk mund të nënkuptojë mbajtjen në mënyrë të përhershme të standarteve të pabarabarta ose të ndryshme dhe masat e posaçme ndërpriten kur arrihet objektivi i trajtimit dhe ofrimit të mundësive të barabarta. Me sipër, UFSH ju ben me dije, se ky vendim i Këshillit Kombëtar, për farmacistët që kanë mbushur moshën e pensionit dhe janë të vetë-punësuar, do të jetë i përkohshëm, pasi UFSH nuk e ka aspak si qëllim të vetin, të nxerrë dhe për më tepër të zbatojë vendiem me efekt dikriminues.
PRESIDENTE 
Diana Toma
——————– 
Në datën 23 shtator 2015, ka nisur afati i lënë nga “Avokati Popullit”, për anulimin e vendimit që ndryshoi Nenin 19 
———————————————————
Mashtrimi/ Ja pika 5 e Nenit 25 të Statutit, që flet për kuatizacionin e jo për ndryshimin e statutit
Neni 25
Detyrat e Këshillit Kombëtar 
Këshilli Kombëtar udhëheq të gjithë veprimtarinë e Urdhrit. Për përmbushjen e misionit të tij, përveç detyrave të specifikuara në nene të veçanta të këtij Statuti, Këshilli Kombëtar: 
1. Harton dhe miraton Kodin Deontologjik Farmaceutik dhe organizon mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij. 
2. Harton dhe miraton Statutin, strategjitë e zhvillimit të Urdhrit, rregulloret e funksionimit të këshillave dhe organizmave vartëse; 
3. Përcakton dhe miraton strukturën organizative të Këshillit Kombëtar dhe Këshillave Rajonale.
4. Përcakton kriteret e anëtarësimit në Urdhër, dokumentacionin e anëtarësimit, modelet e çertifikatave, lejes së ushtrimit të profesionit dhe çdo dokument tjetër të lëshuar nga Urdhrit. 
5. Cakton kuotizacionin, tarifën e regjistrimit dhe çdo lloj tarife tjetër, që lidhet me funksionimin e këtij organi.
—————————————
Statuti
Mashtrimi/ Ja pika 4 e Nenit 10 të Statutit, ende në fuqi që lejon drejtuesit teknik të ushtrojnë profesionin pa kushte dhe pa kufizim moshe
Neni 10 
Çertifikata e Anëtarësimit dhe Çertifikata e Regjistrimit 
1. Çertifikata e Anëtarësimit është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Urdhri, që vërteton anëtarësimin për të drejtën e ushtrimit të profesionit, në funksionin e përcaktuar të një veprimtarie farmaceutike. 
2. Çertifikata e Anëtarësimit është individuale dhe jepet sipas kritereve dhe dokumentave të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit. 
3. Çertifikata e Anëtarësimit jepet për një afat 5 vjeçar, me përjashtim të periudhës 2011-2014 e cila do të jetë 4 vjeçare në përputhje të plotë me programet e edukimit në vazhdim.
4. Çertifikata e Anëtarësimit, për drejtues teknik dhe të punësuar, i jepet çdo farmacisti të regjistruar në Urdhër. 
5. Çertifikata e Regjistrimit, për drejtues teknik dhe të punësuar, i jepet çdo ndihmës farmacisti të regjistruar në Regjistrin e Posaçëm të Urdhrit. 
6. Modelet e Çertifikatave miratohen me vendim të Këshillit Kombëtar.
Sigal