Shefat e shtabeve të vendeve të NATO-s vizitojnë kështjellën e Skënderbeut

669
Pas takimit të mbajtur në Tiranë, shefat e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtarë të NATO-s, kanë menduar që në përfundim të samitit të bëjnë një vizitë në kështjellën e Kastriotëve në Krujë.
Ata janë pritur nga kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i cili ka publikuar edhe foto nga vizita e tyre.
“Nuk mund të kishte mbyllje më dinjitoze të Samitit të NATOS, sesa të tregosh për Shqipërinë, nga qendra historike e saj !
Njëherësh krenar, për angazhimin e Shqipërisë në NATO, të nënvizuar nga Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare, si dhe për vizitën historike të tyre në Krujë, duke vlerësuar figurën e Heroit Kombëtar”, -shkruan ai në profilin e tij në ‘Facebook’.
Sigal