SHBA/ Studentja shqiptare prezanton veshjet popullore

518
Në javën Ndërkombëtare të Mikpritjes, qyteti i Tampas në SHBA, ka qenë organizatori i Festivalit të Kulturës, gjatë të cilës, studentë të huaj kanë prezantuar kulturat e tyre në Universitetin Marshall.
Gazeta amerikane “Usforacle”, në shkrimin e saj është fokusuar tek studentja e kërcimtarja shqiptare Matina Metana, e cila ka shkuar në SHBA para shumë vitesh.
Ajo ka performuar me një kërcim tradicional me veshje popullore shqiptare. “Veshja e kuqe e saj, ishte nga qyteti i Korçës, por edhe muzika përfaqësonte këtë krahinë”, shkruan Usforacle.
Ajo deklaroi se është shumë krenare që është shqiptare dhe di gjuhën, muzikën dhe kulturën e vendit te saj. Ne duam që njerëzit ta shohin kulturën tonë. Jam e lumtur dhe do vijoj ta bëj këtë”,-ka thënë shqiptarja për mediat amerikane.
Sigal