SHBA, flamuri shqiptar në rrugët e Stamford shkakton debat

662
Vendosja e flamurit kombëtar shqiptar në rrugët e Stamford ka shkaktuar një debat. Flamujt u vendosën me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor. Ky ishte viti i parë që flamuri i Shqipërisë vendosej në rrugë te qytetit me mbi 122 mijë banorë, gjë e cila u mundësua nga filantropisti me orgjinë shqiptare, Ricahrd Lukaj.
Flamujt do të hiqen këtë të shtunë. Kjo pasi vendosja duhet të ishte bërë me protokoll të autoriteteve. Bizneset në rrugën ku u vendosën flamujt thonë se kalimtarët pyesin shpesh për flamurin pasi nuk e njihin se cilit vend i përket. Por, shumica as që e kanë vënë re atë. Më 29 nëntor në Stamford u organizua një festë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ku morën pjesë rreth 300 persona. Organizatori i festës, Leslie Asllani thotë se popullsia shqiptare në këtë vend është rritur dekadën e fundit. Ajo thotë se vetëm në Fairfield County ka të paktën 3 mijë banorë shqiptarë. 
Sigal