Shastisen qytetarët e Fierit! Gruaja rreh në mes të rrugës vajzën e mitur

Një grua në Fier ka dhunuar në rrugë vajzën e saj 5-vjeçare.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, arsyeja se përse gruaja ka dhunuar vajzën ka qenë se ajo nuk donte të shkonte në kopësht.

Një e moshuar ka ndaluar dhe ka kritikuar nënën e 5-vjeçares, por është përballur me fyerjet e saj.

“Një grua ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve për shkak se dhunonte vajzën e saj e cila nuk donte të shkonte në kopësht. Vajza mund të ketë qenë rreth 5 vjeç. Një e moshuar e ka ndaluar gruan për ta kritikuar, por është përballur me fyerjet e saj. E moshuara ka ndërhyrë pasi vajza qante dhe dëgjohej në një pjesë të madhe të qytetit”, tha gazetari.