Shansi tjetër për nxënësit e shkollës 9 –vjeçare dhe maturantët

1153
Nxënësit të cilët nuk rezultuan kalues në Provimet e Lirimit për vitin 2015, kanë afat edhe 10 ditë për t’u përgatitur për sesionin e dytë të testimit të njohurive të fituara gjatë nëntë viteve studim n ë Arsimin Bazë. Të gjithë nxënësit të cilët kanë përfunduar klasën nëntë, edhe në fazën e dytë të testimit duhet të fokusohen pikërisht në udhëzimet e publikuara më herët nga Ministria e Arsimit për Provimet e Lirimit 2015, në mënyrë që këtë herë të quhen kalues si dhe të arrijnë rezultate sa më të larta. Pas përfundimit të Provimeve te Lirimit dhe atyre të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat dhe masat për mbajtjen e sesionit te dyte te tyre. Konkretisht për Provimet e Lirimit, MAS ka përcaktuar se do të startojnë në datë 27 gusht me gjuhën e huaj. Ndërsa më pas do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, i cili do të zhvillohet me 29 gusht, ndërsa ai i Matematikës sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit do të zhvillohet më 31 gusht 2015. Ndërsa nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillojnë provimin në lëndën Gjuhë amtarë, sesioni i dytë në datë 25.08.2015. Të gjithë nxënësit të cilët kanë përfunduar ciklin shkollorë nëntë vjeçar, i nënshtrohen provimeve të lirimit me qëllim që të v vazhdojnë shkollën e mesme. 
Çfarë duhet të dinë nxënësit
Provimet kombëtare të Arsimit Bazë të sesionit të dytë, fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjatin 2 orë e 30 minuta. Procesi i provimit do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ku nxënësit duhet ti përmbahen rregullores e cila ndalon përdorimin e aparateve celular, kopjimin si dhe bisedimin me njeri-tjetrin që nga faza e pajisjes me fletën e pyetjeve të provimit. Në rast se nxënësit nuk respektojnë rregulloren e përcaktuar nga Ministria e Arsimit, u hiqet e drejta për të vazhduar provimin, duke humbur kështu të drejtën për të vazhduar gjimnazin. Ashtu si edhe në provimet e kaluara të sesionit të parë, edhe këtë herë nxënësit testohen për aftësitë intelektuale, të cilat janë të vëzhgueshme, të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe, si: aftësia për të identifikuar dhe për të kuptuar (nivel bazë), aftësia për të analizuar dhe për të zbatuar (nivel mesatar), aftësia për të vlerësuar, për të gjykuar dhe për të mbajtur qëndrime të caktuara (nivel i lartë). 
Datat e provimeve të sesionit të dytë për Maturën 2015
Provimet e Maturës Shtetërore për mbetësit e këtij viti do të mbyllen në 2 javët e para të muajit shtator, sipas kalendarit të plotë të prezantuat nga MAS për sezonin e vjeshtës. Sipas Ministrisë së Arsimit, provimi i parë për maturantët mbetës do të jetë Gjuha e Huaj që do të zhvillohet në datën 3 shtator. Sipas të njëjtit udhëzim, pas katër ditësh, pra në 07.09.2015 do të jepet provimi i Matematikës, ndërsa në datën 11 shtator lëndët me zgjedhje.
Sigal