Sezoni veror/ Trafik i rënduar në Vlorë, Fier dhe Lezhë, fluks pushuesish nga Kosova

520
Sigal

Fundjava është përballur me trafik të rënduar në disa akse
rrugore. Kështu, situata paraqitet kritike në unazën e qytetit të Fierit, ku
për më shumë se dy orë është bllokuar trafiku. Shkak është bërë fluksi i
pushuesve, të cilët renden drejt jugut të vendit për pushime.


Sakaq, drejtuesit e
mjeteve janë shprehur se në këtë zonë nuk ka asnjë efektiv policie për të
mbikëqyrur situatën. Ndërkohë, problematike paraqitet situata dhe në aksin
rrugor Laç-Lezhë-Shëngjin. Duke u gjendur përballë kësaj situate, policia ka
përforcuar shërbimet dujke vendosur kështu 12 patrulla për të normalizuar
qarkullimin e mjeteve. Probleme janë shfaqur dhe në portin e Vlorës, ku ka
pasur fluks të madh pasagjerësh.

Sot kanë hyrë nga porti
i Vlorës 1300 pasagjerë dhe 250 mjete. Ndërkohë, trafiku paraqitet i rënduar
nga zona e Skelës tek Uji i Ftohtë, ndërsa forcat policore po monitorojnë
fluksin e lëvizjeve në ketë aks.

Probleme shfaqen dhe në
pikën Kufitare të Morinit, ndërsa një fluks i madh turistësh nga Kosova i janë
drejtuar bregdetit shqiptarë për të kaluar pushimet.
Mësohet se pika Kufitare po
punon me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin.