Sezoni turistik, Tahiri prezanton masat: Nga nesër në gatishmëri

525
LEZHË – “Nga dita e nesërme, policia do të jetë në gatishmëri për sezonin turistik.“- Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në aktivitetin në Lezhë ku u prezantua paketa e masave që do të ndërmerren.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm ministri Klosi, deputetët të qarkut të Lezhës dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.
“Jemi angazhuar që edhe ky vit të shënojë një standard të përmirësuar të shërbimit të policisë ndaj qytetarëve. Do te ketë 31 stacione policore permanente apo të lëvizshme policore në plazhe. Turizmi nuk është sipërmarrje për të numëruar turistët në fund të sezonit. Turizmi kapacitet i pafundme i vendit tonë për të rritur mirëqenien e qytetarëve. Turizmi një motor shumë i rëndësishëm për ekonominë në vend. Turizmi prioritet absolut i qeverisë dhe i pushtetit vendor. Plan masash për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe standarde më të larta të turizmit. Pastërtia ka qenë një problem kronik i plazheve tona. Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit se bashku me Ministrinë e Mbrojtjes qe nga janari një plan për pastrimin e plazheve. Pastërtia është elementi kyç për të ftuar turistet dhe garantuar cilësinë e plazheve”- tha ministri Tahiri.
Sigal