Sezoni turistik, Policia e Durrësit, më shumë policë në rrugë

116

Policia Rrugore e Durrësit ka nisur marrjen e masave për sezonin turistik, ndërsa ka apeluar për kujdes dhe vigjilencë tek pushuesit, të cilët do të zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet verore.

Duke marrë në konsideratë fluksin e pushuesve, sidomos në fundjavë, Policia apelon për qytetarët që të ecin me kujdes në rrugë dhe të respektojmë të gjitha normat e lejuara të qarkullimit, me qëllim shmangien e çdo incidenti.

Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Qarkut Durrës e angazhuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Policia Rrugore e Qarkut Durrës është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit si dhe Plepa-Golem. Policia Rrugore me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme këshillon drejtuesit e mjeteve si më poshtë:

– Të mos kryejnë parakalime të gabuara.

– Të respektojnë normat e shpejtësisë.

– Të ruajnë distancën e sigurisë së mjeteve në lëvizje.

– Të mos drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Gjithashtu bëjmë me dije se në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit është shtuar monitorimi i rrugëve jo vetëm nga punonjës më uniformë por edhe punonjës policie civilë të cilët do të angazhohen për monitorimin e rrugëve, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve duke siguruar një aks rrugor sa më të sigurt për pushuesit. Punonjësit e Policisë Rrugore do të ndëshkojnë ata drejtues që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe bëhen burim aksidenti. Policia Rrugore e Qarkut Durrës këshillon çdo drejtues mjeti që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Risi është dhe duhet ti sensibilizojmë te gjithë pushuesit qe shkojnë tek Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas ,për arsye se ka shume parakalime qe janë burim aksidenti. Sivjet kemi vendosur shërbime te policisë rrugore me kamera qe do te filmohen dhe video parakalimet e gabuara. Të cilat do vendosen masa administrative në mungese. Ku masa administrative do jete maksimale. Do te ketë për disa parakalime dhe heqje të lejeve të drejtimit në mungesë. Do te njoftohen për masën me njoftimin në adresën e vendosje së masës ne mungese. Nëpërmjet rrjeteve sociale Facbook tek Policia e Durrësit