Sezoni turistik në Durrës, 8 fëmijë humbin çdo ditë në plazh

501
Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një nga problemet më shqetësuese të këtij sezoni. Në mungesë të rojeve të plazhit, barra për gjetjen e tyre, përveç familjarëve të alarmuar, bie mbi policinë dhe qytetarët. Çdo ditë raportohen në polici 6-8 raste personash të humbur, kryesisht fëmijë, në plazhet e Durrësit. Prindërit pranojnë se, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, po kërkojnë dhe praninë e mbështetjen e rojeve të plazhit, që këtë sezon veror mungojnë. Pavarësisht masave të marra për rritjen e sigurisë për pushuesit, Policia e Durrësit apelon për më shumë kujdes nga prindërit.
Sigal