Sezoni turistik, ja mjetet që do të ndalen të qarkullojnë në fundjavë

720
Në kuadër të sezonit turistik, automjetet e rënda dhe maunet nuk do të qarkullojnë gjatë fundjavës në akset interurbane dhe segmentet urbane të Qarkut të Tiranës. Duke qenë se fluksi shtohet gjatë periudhës së verës, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme kanë marrë masa për të lehtësuar trafikuar.
Deklarata e plotë:
Gjatë sezonit turistik veror Maj 2016 – 30 Shtator 2016, Qarku Tiranë përballet me rritje të fluskit të lëvizjes së mjeteve.
Në zbatim të Udhëzimit datë 15.08.2014 të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Udhëzimit datë 15.08.2014 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim zbutjen e trafikut rrugor, mundësimin e një qarkullimi të sigurtë dhe të rrjedhshëm të mjeteve në gjatë sezonit turistik veror 2016 kërkohet nga drejtuesit e mjeteve të rënda të zbatojnë disa rregulla.
– Ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e Shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e Dielë nga ora 12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet :
• e transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg
• me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, 
• mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h
• mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor
• për kursantët e autoshkollave mësimore 
Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëmë të kosiderueshme materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.
Gjitashtu këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:
• Tiranë – Ndroq – Plepa
• Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë
• Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë
Sigal