Sezoni turistik dimëror, dyndje vizitorësh kosovarë në Durrës

682
Sigal

DURRËS/Nga fillimi i vitit, Plazhi dhe vendet historike janë frekuentuar nga mijëra kosovarë

Durrësi, duket se mbetet përgjithmonë “rezidenca” e turistëve vendas dhe kosovarë, edhe gjatë periudhës së dimrit. Hotelet, në zonën e plazhit, javët e para të vitit 2014 po mbushen me turistë ditorë  kosovarë, të cilët kalojnë fundjavën me familjet e tyre, apo bëjnë ndalesa ditore para se të nisen drejt vendeve të tyre të punës në Europë. Pas përfundimit të pushimeve të dimrit dhe largimit të emigrantëve nëpër vendet ku ata janë rezidentë, kanë dalë edhe të dhënat operative për numrin e tyre. Që nga data 1 janar 2014, kur nisën lundrimet në kah të kundërt me ato përpara vitit të ri rezulton se janë larguar nga porti i Durrësit  mbi 65 mijë udhëtarë. Prej tyre 50 mijë janë shqiptarë dhe 15 mijë shtetas të huaj. Gjithashtu pjesë e këtij fluksi kanë qenë edhe automjetet e tyre. Kanë dalë gjatë kësaj periudhe 16 mijë automjete prej të cilave 1500 i përkisnin jo vetëm emigrantëve  tanë por edhe atyre të huaj. Nga 65 mijë emigrantë shqiptarë , 45 mijë janë banorë këtej kufirit dhe 20 mijë banorë të Kosovës. Burime të Policisë Kufitare bëjnë të ditur se “edhe pse sezoni konsiderohet i përfunduar, realisht pritet edhe një valë emigrantësh nga Kosova të cilët do të largohen nga Porti i Durrësit gjatë ditëve të fundit të kësaj jave, pasi ata nuk kanë mundur të largohen gjatë këtyre ditëve për shkak të motit të keq”.  Janë rreth 2500 deri 3000 mijë kosovarë, të cilët do të largohen me tragetet e linjave të Barit, Ankonës dhe Triestes gjatë këtyre  ditëve.

TË DHËNAT DOGANORE

Nga statistikat doganore, duket qartë se këtë sezon dimëror erdhën për të kaluar pushimet e fund vitit më shumë emigrantë se vitin e shkuar. Shifrat flasin për afro 65 mijë të tillë dhe për dyfishin e numrit të  automjeteve. Shkak i rritjes së këtij numri në krahasim me një vit më parë ka qenë përmirësimi krizës  ekonomike e cila ka përfshiu  vendet ku ata janë rezidentë. Në Policinë Kufitare, e Doganën e Durrësit, ndjehen mirë për ecurinë e punëve pasi fluksi u mbyll pa ngjarje si ato të viteve të kaluara kur udhëtarëve ju ishte dashur ta gdhinin në bankinat e portit në pritje të trageteve që vonoheshin apo pësonin avari gjatë lundrimeve. Gjithashtu, uniformat blu nuk konstatuan raste të spekulimit të shitjes së biletave nga agjencive mbi kapacitetet e trageteve sikurse ka ndodhur më parë.