Servet Tartari, “Mjeshtër i Madh” në 80-vjetorin e lindjes

750
Nga Ilia TËRPINI 

“Artist i Merituar”dhe “ Mjeshtër i Madh”
Nuk mund të mos shkruash e të flasësh, të vërtetën, që në fillim të këtij shkrimi. Ndoshta duhen faqe të tëra, në shumë numura të gazetës, për të nxjerrë e vlerësuar këto veprimtari historike, kulturore, sportive, folklorike-polifonike, artistike, patriotike dhe atdhetare, dhe atë si skenarist. Përveç Skenarist i tre filmave dokumentarë, ka edhe mbi 80 orë, filmime për shumë aktivitete, që ka organizuar, dhe udhëhequr, përmbi 20 vjet. Këtë e bëjnë njerëzit me shpirt patriot, që kontriubojnë me përkushtim, dhe e shkrijnë tërë talintin e tyre, për të realizuar qëllimin më fisnik, idomos për vlerat Historike dhe njerëzore, për të cilat Servet Tartari, ka shkrirë gjithë energjitë e tij për të evokuar, promovuar e botuar ato vlera të zakonit e traditës shqiptare, të trimërisë e besnikërisë, të bujarisë e mikëpritjes, që e ka çdo shqiptar. Ku në të gjitha shkrimet dhe botimet e librave thekson: ” Të jemi për jetë të bashkuar, nga veriu në jugë, me dashuri e respekt, për njeri-tjetrin, si bij të Shqipërisë, dhe të Kombit Shqiptar”. Vetëm kështu do të bëhet e do të ndriçojë e lulzojë Shqipëria dhe populli shqiptar. Nga librat e tij, ka përjetsuar edhe në tre filma dokumentarë, sipas skenarit të, Z. Servet Tartari. Z. Servet Tartari, ka një aktivitet edhe më të gjerë, që nuk janë thënë, sa e si duhet. Prveç si: Publicist-shkrimtar, është edhe një organizator dhe drejtues i shkëlqyer, në sa e sa aktivitete, që janë kryer nën drejtimin e tij. Ai ka botuar 11 libra, me tematika të ndryshme. Dhe së shpejti, do të botojë edhe librin e 12-të. Shumë kanë folur e shkruar për Servet Tartarin. Personalitete të artit, të Kulturës, sportit, si dhe shumë intelektualë, të fushave të nryshme, që janë të preferuarit e tij, që nga Prishtina deri në Gjirokastër. Servet Tartari e meriton të vlerësohet për punën e tij, mbi dy dekada. Ka punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm, në të mirën e kulturës sonë komëbtare, për kultivimin e traditave dhe vlerave historike e kulturore të kombit tonë. 
Sigal