Sërish reshje bore, bllokohen akset rrugore në zonën e Pukës

526
Sigal

Gjatë ditës së sotme,
ashtu siç është parashikuar zonat malore janë mbuluar nga dëbora dhe akset janë
të kalueshme kryesisht me zinxhirë.

Mësohet se reshjet e
borës vijojnë intensivisht në zonën e Pukës dhe të gjitha akset rrugore janë të
kalueshme me zinxhirë. Ndërkohë akset fushë Arrëz-Iballë dhe Pukë- Qelëz, janë
të bllokuara. Po kështu edhe rrugët rurale në Pukë janë të bllokuara.

Në pjesën tjetër të
vendit moti parashikohet të jetë i vranët. Priten reshje shiu të herëpashershme
me intensitet të dobët deri mesatar, lokalisht reshjet e shiut në formën e
shtrëngatave dhe stuhisë do të jenë në Jugperëndim.

Në zonat malore në
Verilindje dhe Juglindje priten reshje të dendura dëbore, ndërsa prej orëve të
mbrëmjes reshjet e borës do te shtrihen deri në lartësitë kodrinore.

Era do te jete me
drejtim Verilindje 1-20m/sek-25m/sek. Erë me intensitet dhe me rrahje në pjesën
e dytë të ditës në bregdet dhe në Qendër. Shikimi 100m-15km. Mjegull/Mjegullinë
nëpër lugina. Deti i forcës 6 me lartësi vale 5.5 metër.