Seri grabitjesh në Malësinë e Madhe, vjedhjet pllakosin në Shqipëri

676
Ashtu siç ndodhi të premten ku u kryen një sërë grabitjesh e një person madje mbeti i vdekur, edhe mbrëmjen e shkuar në Shqipëri ka pasur një seri vjedhjes të tjera.
Në orët e natës në Malinë e Madhe kanë ndodhur dy grabitje të tjera, konkretisht në fshatin Gruemirë. Hajdutët, kanë grabitur dy shtëpi, në pronësi të dy emigrantëve, dhe kanë marrë çfarë kanë gjetur përpara vetes, madje edhe televizorët. Në banesa është hyrë duke thyer dyert, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar autorët.
Njoftimet e policisë
Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.H, vjeç 57 (emigrant në Belgjikë), ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.H vjeç 48 (emigrant në Angli), ku kanë marrë vlera monetare ne paund,euro dhe lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Sigal