Sëmundja e gjedhit, fermerët: Po na ngordhin bagëtitë, s’kemi vaksina

481
Sigal

Sëmundja e gjedhit, e njohur ndryshe si dermatoza nudelare është rikthyer frikshëm tashmë duke prekur zonat e ulëta të vendit. Bashkia e Vau Dejësit në qarkun e Shkodrës është një ndër më të goditurat, ku në pak ditë janë shfaqur disa raste të prekjes së bagëtive. Por ndërsa fermerët japin alarmin, drejtoria e bujqësisë nuk disponon më vaksina për këtë sëmundje.

Mungesën e vaksinës e pranon edhe vetë drejtori i bujqësisë Vau Dejës Agron Aliaj.

Numri i dy i bashkisë Admir Hasmegaj e vlerëson alarmante situatën me këtë sëmundje.

65 raste janë regjistruar në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës, ndërkohë që 7 bagëti kanë ngrodhur. Rreziku i sëmundjes është i lartë, ndërsa demet ekonomike të fermerëve përllogariten në disa milionë lekë.