Selfo ALLKA/ Shoqata “Laberia” dega Fier, zgjeron nëndegët e saj

768
Sigal

Ruajtja e traditave të Labërisë dhe integrimi në kulturën myzeqare

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” Dega Fier me kryetar z. Pasho Zhupa pas zgjedhjeve të reja dhe në kuadrin e Konferencës së Pestë të saj që do të mbahet në Gjirokastër gjatë muajit prill 2014,është mobilizuar si kryesi për zgjerimin e nën degëve në terren ku jeton një komunitet nga trevat e Labërisë. Kjo shoqatë aktualisht ka pasur tri nën degë, në komunën e Levanit, në komunën Frakull dhe në komunën Qendër, Sektori i Fermës. Gjatë muajit dhjetor 2014, disa nga anëtarët e kryesisë: Pasho Zhupa, Hasan Seferi, Engjell Shameti etj., morën takim me komunitetin lab në komunën Mbrostar Fier dhe me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të komunës, Gëzim Dhima bënë të mundur të ngrihet nën dega e shoqatës Labëria në Mbrostar me rreth 40 anëtarë, shokë e shoqe. Kryetar i nën degës Labëria Mbrostar u zgjodh Sinan Shahaj dhe sekretar i saj, Dilaver Ramaj, dy shokë të rinj në moshë e me kulturë, e kanë pritur me shumë kënaqësi ngritjen e kësaj dege e cila do ti afroj më shumë dhe do ti miqësoi banorët e këtij komuniteti me origjinë nga trevat e Labërisë për ruajtjen e traditave të Labërisë dhe për integrimin në kulturën myzeqare.

Më datën 12 janar në mes të një entuziazmi gazmor në një lokal luksi në Mbrostar u celebrua ngritja e kësaj nëndege të shoqatës Labëria. Morën pjesë e gjithë anëtarësia e nëndegës Labëria Mbrostar, kryesia e Degës Labëria Fier, si të ftuar ishin Kryetari i Përgjithshëm i Kryesisë së Shoqatës Laberia” me qendër në Tiranë, Prof, dr. Ago Nezha, kryeredaktori i gazetës “Labëria” Albert Zholi, këngëtari i polifonisë labe Tomorr Lelo dhe kryetari komunës Mbrostar, Gëzim Dhima.

Gjithë të pranishmit u shtruan në një drekë kolektive të pasur, ku muzika, kënga labe, ahengu, dollitë dhe shëndetet për njeri-tjetrin duke respektuar e propaganduar traditat labe sipas trevave për rreth tri orë tundën sallën. Përshëndetjet dhe diskutimet e shkurtra kishin për objekt mobilizimin e anëtarësisë së kësaj nën dege për zgjerim të mëtejshëm, për tu marrë me aktivitete e përgjithësim eksperiencash në ruajtje të traditave, zakoneve e riteve të mira të Labërisë, të gërshetuara edhe me simotrën e Myzeqes ku jeton ky komunitet lab. Këngët labë thuaj se nuk të krijonin hapësirë për të zhvilluar biseda, tekste që improvizoheshin aty për aty. Këngëtari i njohur Tomorr Lelo e ndezi sallën me vargjet e polifonisë labe duke i përshëndetur disa nga figurat drejtuese të shoqatës dhe të ftuarit me vargje në formën e bejteve që jepnin emocion dhe humor të këndshëm. Poeti Ferik Bruhama promovoi poezinë përshëndetëse për në Konferencën e pestë në Gjirokastër, si një nga diskutimet e përfaqësuesve fierak në këtë konferencë.

Të pranishmit ndoqën me vëmendje dhe respekt edhe fjalën e Prof. dr. Ago Nezha dhe të Kryetarit të Komunës Mbrostar, Gëzim Dhima. Nga kjo drekë pune u morën zotime për ngritjen e nëndegës labe në Komunën e Kurianit, ku ka një komunitet të vogël labësh para dhe pas tranzicionit.

 Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, dega Fier me punë e bërë dhe objektivat që synon është vënë në pararojë të simotrave të saj në trevat labe dhe ka ambicie edhe për arritje të tjera statusore.