Sekuestrohet rreth 520 kg drogë, në pranga 3 shqiptarë

484
Sigal

5 milionë euro marijuanë ka sekuestruar policia italiane në provincën Lodi. Autoritetet kanë sekuestruar rreth 520 kg drogë, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë.
Ishte një kontroll rutinë i policisë, kur efektivët panë se dy automjete po shoqëronin një furgon ëmbëlsirash. Një nga automjetet përdorej nga elementë kriminalë në zonë, ndaj ky detaj shtyu efektivët ti mbanin nën vëzhgim.
Por tre shoferët kanë pikasur automjetet dhe janë munduar të largohen në një zonë të pyllëzuar. Tentativa e tyre ishte e kotë, pasi u arrestuan. Policia zbuloi në furgon pako me marijuanë të fshehura poshtë një batanije. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës: 28, 33 dhe 39 vjeç.