Sekuestrohet një tjetër gomone në ujërat shqiptare, do transportonte drogë

499
Sigal

Sekuestrohet një tjetër gomone në ujërat shqiptare, e cila dyshohet se ishte e destinuar për trafik narkotikësh.

Policia kufitare e qytetit bregdetar, pas një ndjekje në det, ka mundur të kapë dhe sekuestrojë në zonën e Gjipesë një mjet lundrues, gomone.

Gomonia me gjatësi  6.5 m dhe 150 kuaj fuqi kishte në bord tre persona nga Vlora, të cilët janë ndaluar nga policia.

Nga informacionet paraprake thuhet se në mjetin lundrues nuk është gjetur lëndë narkotike.

Policia Kufitare dhe Delta Forcë vijojnë kontrollet në të gjithë zonën, nga deti dhe toka, për gjetjen e lëndës narkotike e cila dyshohet se do të ngarkohej në gomone.