Sekuestrohet një sasi droge në Igumenicë, qeni ‘K9’ zbulon se ku ishte fshehur marijuana që vinte nga Shqipëria

IGUMENICE- Policia greke ka sekuestruar sot një sasi lëndësh narkotike në portin e Igumenicës. Mësohet se droga u gjet në automjetin Mercedes-Benz në portin e Igumenicës në tentativë për të ikur në Itali.

Ka qenë qeni i policisë “K9”, që zbuloi midis sediljeve të pasme dhe portbagazhit 16 pako me 13 kg 950 gram marijuanë.

Automjeti vinte nga Shqipëria e drejtohej nga 63-vjeçari Edmond Gixhari nga Kavaja, me pasagjer Viaro Kukelin, 24-vjeç nga Tirana.

Droga Greqi (3)Droga Greqi (1)Droga Greqi (2)