Policia
federale australiane ka sekuestruar mbi 1.2 ton MDNA, kimikati kryesor për
krijimin e pilulave të ekstazës.
Droga u zbulua nga strukturat e policisë në veri të
Sidneit, ndërsa në pranga përfunduan dy shtetas polak.
Ky është konfiskimi më i madh në Australi këtë vit, ndërsa
lënda ishte dërguar nëpërmjet fshehjes në tubat e aluminit të importuar nga
Republika Çeke. Ngarkesa barazohet me më shumë se 4.1 milionë tableta ekstazi,
me një vlerë të llogaritur 145 milionë $ australianë (109.950.000 $ amerikan).
“Jo vetëm që është konfiskimi më i madh i drogës që ne kemi
parë në vitin 2016, por është i katërti më i madh i MDMA-së në historinë e
Australisë,” tha Zëvendës Komisari i Operacioneve, Justine Saunders.
Dy burra polakë, të moshës 28 dhe 29, u arrestuan të
premten, të akuzuar për vepra të rënda të importimit të drogës. Ata mund të
përballet me burgim të përjetshëm, nëse shpallen fajtor.
Hetimet nga policia dhe doganat e Australisë po vazhdojnë
dhe arrestime të tjera janë parashikuar, tha Saunders.