Sekuestrohet drogë në doganën e Qafë-Thanës, në pranga 41-vjeçari, e kishte fshehur në kamion

474
Sigal

 

Një 41-vjeçar nga Tirana është
vënë në pranga nga policia, pasi transportonte 54 kilogramë kanabis me kamionin
e tij. Gentian Qarri udhëtonte me mjetin kamion tip “DAF” drejt Maqedonisë, por
në kontrollin e ushtruar në mjetin e tij, rezultoi se ai fshihte në pjesën e
poshtme të dyshemesë së rimorkios, plot 70 pako të mbështjella me natriban.

Pesha
totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 54 kilogramë. Sakaq, policia
vuri në pranga 41-vjeçarin, i cili akuzohet për “Trafikim të narkotikëve,
mbetur në tentativë”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim
me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gentian Qarri, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi
i lartpërmendur, është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me
mjetin kamion tip “DAF” me targa AA348OX/AER353. Nga shërbimet e Policisë
Kufitare, ky i fundit është përzgjedhur për kontroll, fillimisht në vijën e
dytë. Pasi janë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike, kamioni iu
nënshtrua më tej, procesit të skanimit.

Gjatë
kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e policisë pas verifikimit
në skaner rezultoi se në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios me targa
AER353, u konstatuan të fshehura si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës
materiale: 70 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 54 KG lëndë e
dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë.