Sekuestrohen 96 kg kafe kontrabande në Portin e Durrësit, arrestohet shpërndarësi

588
Sigal

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke nxjerrë në pikën doganore të Portit të Durrësit në mënyrë kontrabandë 96 kilogramë kafe.

Në pranga u vu Alfred Mikeli  39 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me iniciale K.K 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia e Durrësit sqaron se: Më datë 05.12.2016, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxjerrë nga pika doganore në Portin e Durrëit, në mënyrë kontrabandë një sasi prej 96 kg kafe kokërr për të cilën paguhet akcizë, pa e deklaruar, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”në bashkëpunim parashikuar në nenin172, 25 të Kodit Penal.