Sekuestrohen 700 kg marijuanë në Bari, Policia: Gomonia e kapur nuk është nisur nga Shqipëria

466
Sigal

Fill
pas sekuestrimit të 700 kg hashash në një gomone në brigjet e Barit sot në
Itali, ka reaguar Policia e Shtetit duke hedhur poshtë pretendimet se lënda
narkotike nuk vinte nga Shqipëria. Burime zyrtare theksuan se gomonia ishte
nisur nga brigjet e Barit dhe ishte kthyer sërish aty.

Mediat italiane raportuan se gjatë mesnatës së djeshme në
radarin e policisë italiane ishte shfaqur një mjet lundrues që ishte ndaluar në
zonën Torre a Mare. Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka
gjetur gomonen e mbushur me drogë. Lënda narkotike kapte vlerën e 5 milionë
eurove në treg. Në pranga u vendos edhe një skafist italian i njohur, i ndaluar
disa herë nga policia italiane për trafik droge. Skafisti i arrestuar është
Renato Colasuonno, 64 vjeç.

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT

Pas lajmeve të publikuara nga disa media
sot, për kapjen e një gomoneje me lëndë narkotike në brigjet italiane, Policia
e Shtetit e cila është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët, sqaron se ajo
nuk është nisur nga Shqipëria dhe se është kapur më datë 24 tetor 2016 në orët
e para të natës.

Repartet operative italiane, konkretisht Karabinierët e
Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të
Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të
Guardia Kostiera të Barit, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian me
iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penal, si trafikant lëndësh
narkotike.

Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuana, e
paketuar në 28 pako. Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali. Nga
hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer
sërish në Bari.

Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin
italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë. Policia e Shtetit
është duke bashkëpunuar intensivisht me homologët e saj në Itali në lidhje me
zhvillimin e hetimeve nëse janë të përfshirë bashkëpunëtorë me shtetësi
shqiptare.