Sekuestrohen 33 kg drogë në Malin e Zi, po transportoheshin me mushka nga Shqipëria

563
Policia e Malit të Zi bën me dije se ditën e sotme ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 33 kg drogë në kufirin me Shqipërinë 33 kilogramë marjuanë.
Lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga shtetas shqiptar me anë të një mushke. Pasi ka parë policët, trafikanti ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar. Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij.
Ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.
Sigal