Sekuestrohen 213 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 shqiptarë, 1 grek

477
Sigal

Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme, pasi janë kapur me lëndë narkotike. Sipas mediave vendase, policia ka sekuestruar 213 kg 800 gram marijuanë të fshehur në një mjet në vendin e quajtur Ura e Vrosines, në kufirin greko-shqiptar.

Në pranga kanë rënë shqiptarët 27 dhe 34-vjeç dhe greku 63-vjeç. Pas informacioneve të marra, policia greke ka ndaluar 2 automjetet me të cilat lëviznin shqiptarët dhe gjatë kontrollit në njërën prej tyre u gjet e fshehur lënda narkotike, e cila dyshohet se ka hyrë nga Shqipëria.

Njëra nga mjetet transportonte drogën, ndërsa tjetra e shoqëronte dhe kontrollonte rrugën. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.