Sekuestrohen 161 kg kanabis në Lezhë, ishte futur në bidona plastikë

688
Policia sekuestron 161 kg kanabis në një banesë në qytetin e Lezhës. Droga ishte futur në bidona plastik dhe qese plastike. Policia arrestoi sot Leo(Rit) Koca, 35 vjeç dhe Mark Koca , 65 vjeç, banues në Lezhë

Policia informoi sot: “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre , u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 161 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 6 bidona plastikë dhe 3 qese plastike”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal