Sekuestrohen 12 kg kanabis në portin e Durrësit, në pranga 51-vjeçari

473
Sigal

Gazeta Telegraf/

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 12 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 1 poseduesin e saj.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin kamion tip Reno me targa AA 655FF në portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit shtetasi, H. Nderjaku, 51 vjeç nga Shijaku, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.