Sekuestrohen 100 kg kanabis në Konispol, në kërkim 2 persona

78

Policia kufitare e Konispolit ka
sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe
ka shpallur në kërkim 2 personat që e transportonin lëndën narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, policia është vënë në
ndjekje të dy personave që po transportonin drogën por sapo ata kanë vënë re
uniformat, kanë braktisur çantat me kanabis dhe janë arratisur. Policia
kufitare vijon operacionin për kapjen e tyre.