Sekseri i kanabisit gënjeu, por e nxjerr i plagosuri kush ia vrau shokun në pritë

465
Deklarimet e ndryshme të bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, kanë çuar policinë tek zbardhja e motiveve të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

39-vjeçari nga Maliqi, i cili mbeti i plagosur në konfrontimin fizik mes personave të mbrëmjes të së shtunës i ka deklaruar policisë jo vetëm emrin e agresorit, i cili i sulmoi, por edhe motivet e përleshjes fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sipas dëshmisë, se 39 vjeçari së bashku me viktimën Zarif Alliu kishin rënë dakord për t’i dorëzuar autorit të krimit David Myrte një sasi lënde narkotike e llojit kanabis të cilën më pas ky i fundit do e transportonte ilegalisht drejt Greqisë.

Si ndërmjetës në këtë pazar kishte shërbyer Mendar Burnazi i cili i kishte shoqëruar viktimën dhe të plagosurin në vendin ku ishte lënë takimin.

Prishja e pazareve të drogës ka shkaktuar konfliktin fizik midis tyre.

Nga rrethanat e ngjarjes provohet se autori i krimit i cili akuzohet për vrasje me paramendim të ketë përgatitur dhe realizuar gjithçka duke pasur si qëllim të fusë në kurth dy shokët dhe t’iu merrte ngarkesën e drogës.

Nga ana tjetër, 42-vjeçari Burnazi i cili nuk u lëndua nga përplasja fizike, i ka fshehur policisë të vërtetën duke dhënë dëshmi të rremë duke pohuar se kishte rëne pre e grabitësve.

Pikërisht kanë qenë dëshmitë kontradiktore të personave të përfshirë në ngjarje ato që kanë orientuar policinë drejt zbardhjes dhe arrestimin e autorëve.
Sigal