Sekretarja suedeze, Ulrika Modeer viziton Tiranën

555
Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Mbretërisë së Suedisë, Ulrika Modéer, do të vizitojë të mërkurën Tiranën. Takimet e saj do të nisin në selinë e Ministrisë së Jashtme, ku do të pritet zv/ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, për të vijuar me takimin me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Sipas njoftimit për shtyp nga MPJ, në fokus të takimeve me autoritetet e larta shqiptare është strategjia e bashkëpunimit me Suedinë deri në vitin 2020, bashkëpunimi ekonomik dypalësh, hapat në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe çështje të tjera me karakter dypalësh do të jenë në fokus të takimit.
Sigal