Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri: Buxhetin e 2017 do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

823
Sigal

Buxheti i Presidencës për vitin 2017 do të jetë i njëjtë me
atë të vitit 2016 në vlerën 201 milionë lekë.

Në Komisionin parlamentar të
Ligjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri, ka kërkuar më
shumë fonde për këtë institucion.

Sipas tij ky buxhet do të shkojë në
Gjykatën Kushtetuese nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e Presidencës
ashtu siç ndodhi një vit më parë.

Kreu i Komisionit parlamentar të
Ligjeve Fatmir Xhafa, e sheh si tejkalim të kompetencave këtë veprim, pasi
sipas tij, buxheti i Presidencës ka patur rritje që nga 2013. Viti 2016 për
Presidencën ka nisur me një borxh të akumuluar nga vitet e mëparshëm në vlerën
e 14 milionë lekëve.

Sipas deputetëve të PD dhe të LSI
buxheti për Presidencën duhet të rishikohet aq më shumë kur bëhet fjalë për një
rritje të vogël që llogaritet në 25 milionë lekë./scan/