Sefedin Ahmati – Sipërmarrësi me zemër të madhe

1464
Sigal

Sefedin Ahmati njeriu punëtor me zemër të madhe. Sefedini ka lindur në një familje bujare dhe në një fis të madh nga Radomira, në Kala të Dodës që njihet nga vendasit për bujari dhe mendjen e hollë, më 30 prill të vitit 1984 në fshatin e vogël por të bukur, Radomirë. Studimet e shkollës 8-vjeçare i bëri në Institut,lagje e Kamzës. Jetesa e vështirë bëri që në vitin 1999 Sefedini të emigronte si shumë shqiptarë të tjerë në Angli, Londër ku kreu edhe studimet e shkollës së mesme në kolegj, ndërkohë që studionte hapi edhe një kompani ndërtimi. Në vitet 2001 – 2003 kthehet në Shqipëri sërish për të vazhduar studimet e larta për administrim – biznes baçelor plus master. Mbas një periudhe kohe Sefedini kthehet në Londër për të hapur sërish një kompani ndërtimi, kryesisht duke punësuar pjesën më të madhe shqiptarë, mbi 30 punëtorë të cilët ishin të sapoardhur në Londër. Në vitin 2009 ndërkohë që ndiqte studimet ideon edhe qendrën “Ahmati”. Sefedini është martuar me dy fëmijë gjithashtu zotëron shumë apartamente në Tiranë dhe përreth dhe jo vetëm dyqane dhe toka ndërtimi. Sefedini karakterizohet nga një shpirt i madh, i cili rrezaton humanizëm, paqe dhe ndihma të shumta për të varfrit dhe, në veçanti, duke mbajtur shumë familje me paga mujore pranë zonës së Paskuqanit etj. I siguron dhe ushqimin falas shumë familjeve në nevojë, është tejet aktiv në komunitetin që e rrethon dhe shpesh herë iu paguan faturat spitalore, fatura dritash etj. Sefedini ka shumë projekte të mëdha për zhvillimin e zonës, të cilat janë më së shumti investime madhore në turizëm, kulturë dhe shërbime sociale . Sefedin Ahmati njeriu që shpejt do të jete pranë komunitetit me një shkallë më të gjerë industriale dhe humaniste. Gjithashtu Sefedin Ahmati ka investuar në bashkinë Kamëz mbi 1 milion euro në shumë projekte, duke mundësuar punësim për banorët e komunitetit, gjithashtu duke e bërë atë edhe një nga taksapaguesit më të mëdhenj në bashki.