SEETCP, Haxhinasto:Kemi kërkuar fonde do të rindërtojmë hekurudha!

560
Sigal

Së shpejti politika shqiptare pritet të miratojë një kod të ri. Bëhet fjalë për Kodin e ri Hekurudhor . Keshtu tha ministri i Transportit Edmond Haxhinasto i pranishem në takimin rajonal SEETCP. Sipas tij mbështetja dhe promovimi i transportit hekurudhor do të sjellë rritje ekonomike dhe punësim.

Ministri Haxhinasto i beri thirrje eksperteve që të jenë meë agresivë ndaj politikëbërësve, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj transportit hekurudhor.

Pas lajmit se do te miratohet kodi i ri hekurudhor, Haxhinasto  tha se ministria e Transportit ka aplikuar për fonde në mbështetje të ndërtimit të disa linjave hekurudhore.

Në fjalën e tij, Haxhinasto tha se duhet koordinim më i mirë për zhvillimin e shpejtë të projekteve për të arritur qëllimet.
  
Me poshte fjala e plote e Edmond Haxhinastos

Transporti Hekurudhor është një mundësi rritje dhe mundësi punësimi për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Mënyra më e mirë për të mbështetur këtë transport është të bëjmë detyrat e shtëpisë. Dhe pikërisht këtë po bëjmë ne në shqipëri. Ne jemi në momentin qe po startojmë me të dhe po i japim vëmëndjen që meriton si një mënyrë transporti suistanable. Jemi duke konkluduar Kodin e Ri Hekurudhor.

Kemi kompletuar rikonstrukturimin e kompanisë hekurudhore bazuar në praktikat më të mira evropiane. Kemi konkluduar inventarizimin e hekurudhës shqiptare duke e nxjerrë nga konsiderata që ka pasur për një kohë të gjatë si një hekurishte që mund të shitej skrap herë pas here pa asnjë konsideratë se këto asete kanë vlerë dhe mund të hyjnë si vlerë ekonomike në qarkullimin ekonomik. 130% është rritur për 2014 volumi dhe kjo tregon se ka potencial për hekurudhën. Kemi filluar të rikonstruktojmë Stacionet hekurudhore në rrjetin tonë.

Kemi arritur te rilidhim hekurudhen me Portin e Durresit dhe eshte nje objektiv i afert te lidhim hekurudhen me Vloren e Shengjinit, pasi hekurudha smund te kuptohet eksplorimi i potencialeve ne hekurudhe pa lidhjet me portet detare ne Shqiperi apo portet ne pergjithesi. Gjithashtu dua te them planet tona per te ardhmen. Falenderoj BERZH per mbeshtetjet ne projektet tona te reja, vecanerisht aktualisht linja hekurudhore Durres-Rinas-Tirane nje zone ku banon rreth 1/3 e popullates shqiptare.

Gjithashtu prioritetet tona lidhja me Maqedonine dhe po koordinohemi me miqte tane maqedonas per te planifikuar se bashku dhe koordinojme perpjekjet tona per lidhjet potenciale Durres Shkup gjithashtu ne funksion te Korridorit te 8 Shqiperi-Maqedoni –Bullgari. Tetorin e kaluar nese disa nga ju sjane ne dijeni patem nje takim ne Sofie me homologet e mi maqedonas dhe bullgar deh konsideruam hekurudhen si nje nga lidhjet me te rendesishme per kete Korridor dhe pervec kesaj duam te upgrade lidhjet me Malin e Zi.

Ne planet tona te se ardhmes kemi qellim lidhjen me Kosoven, prandaj kemi aplikuar se fundmi per fonde per te pasur mundesine te financojme kete lidhje hekurudhore. Zhvillimet ekonomike vendase jane te rendesishme po sic e pate nuk mund te anashkaloja zhvillimin rajonal dhe projektet  nje mjet i qendrueshem per lidhjet rajonale dhe te gjithe e dime se jemi pjese e zhvillimeve nderkombetare dhe sa potencial ka lidhja me zonen e Detit te Zi e cila ka rreth 1.3 mld tone ne volume per mallra per shkembim dhe sigurisht transporti hekurudhor eshte nje nga mjetet qe mund te perfitoje.

Gjithashtu lidhja me Evropen dhe e besoj kjo per te gjithe vendet qe jane ketu ne kete takim prezent eshte Prioriteti kryesor Kombetar dhe ndaj ne politikat tona vendase per keto lidhje rajonale dhe pertej jane thellesisht te rendesishme,

Me lejoni te theksoj se nuk eshte asnjehere heret per te filluar e te heqim barrierat fizike dhe jemi te ndergjegjshem qe kjo ecen paralelisht me zhvillimin  infrastrukturor,por po mund te ecim me shpejt per te hequr keto barriera dhe te ecim shpejt ne kontaktet tona dhe gjithashtu te punojme ne standardizimin teknik dhe legjislativ rajonal , ta permiresojme legjislacionin  dhe kur te kemi arritur te implementojme fizikisht keto projekte qe na lidhin te kemi gati kornizen legjislative. Per kete arsye ndihem i detyruar, te shpreh kete padurim nese doni ta quani keshtu, per nevojen per te punuar me shpejt dhe te marrim hapa konkret ne kete drejtim.

Dhe se fundmi duhet te koordinohemi me mire mes njeri tjetrit dhe gjej rastin te shpreh konsideratat e mia me te larta cfare RÇ dhe SËTO po bejne per te promovuar kete zhvillim dhe gjithashtu dua te them se duhet te kemi sektorin privat parnter pasi shpesh eshte i cmuar dhe duhet te marrim pergjegjesi me ta dhe te shpejtojme zhvillimin e shpejte te projekteve per te arritur qellimet tona.

Ndaj ju kerkoj si experte qe jeni , te jeni sa me agresive ndaj politikeberesve. Kete i keshilloj dhe stafit tim ne Ministri dhe kjo eshte nje keshille miqesore qe ju jap:  Jini agresiv, Ngrijeni ceshtjen tuaj, rrisni vemendjen e ministrave tuaj ndaj ceshtjes. Ndonjehere niveli politikberes ne qeverite tona duhet te shkundet dhe duhet te jeni ju  te rrisni ndergjegjesimin  per potencialin e madh qe transporti hekurudhor ka per te gjithe vendet tona dhe per lidhjen rajonale.