Seanca plenare, Basha: Koalicionin qeverisës e kontrollon krimi, shteti ka rënë

507
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me seancën e sotme plenare. Në një mesazh në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Basha theksoi se seanca e sotme dëshmoi kontrollin e krimit mbi parlamentin dhe qeverisjen.
Ndër të tjetra lideri i PD-së pohoi se drejtues të koalicionit të Ramës nisinë të shantazhojnë njëri-tjetrin.

MESAZHI I BASHES
Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë.

#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe
Sigal