Seanca për Lazaratin shtyhet për herë të gjashtë, shkak avokatët

427
TIRANË – Krimet e Rënda nuk kanë mundur as këtë të mërkurë të hapin gjykimin ndaj 16 të arrestuarve nga operacioni “Lazarati 2014”, të cilët akuzohen për kultivim droge e kundërshtim me armë të policisë.
Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve, i cili kish paraqitur një kërkesë për shtyrje për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kryesuesi i seancës Klodian Kurushi vendosi të shtyjë për herë të gjashtë seancën, e cila pritet të mbahet të mërkurën e ardhshme. Në mungesë të avokatëve gjykata do të procedojë me mbrojtës të caktuar kryesisht. 
Sigal