‘Se vuri dorën mbi Kushtetutë’/ Noterja flet si “u betua” Arta Vorpsi

554
Sigal

Noterja Miranda Xhemalçe, tek e cila “u betua” Arta Vorpsi thotë se ajo ka bërë vetëm detyrën, duke verifikuar firmën e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese.Në një deklaratë për gazetarët ajo thotë se me Vorpsin ka vepruar njësoj si me të gjithë qytetarët e tij, të cilët bëjnë një deklaratë noteriale.

Më ka paraqitur një deklaratë të hartuar jashtë zyrës time noteriale dhe më vjen me deklaratën si çdo qytetar tjetër dhe unë vetëm kam vërtetuar nënshkrimin e saj. E hodhi firmën në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë.

Kam legalizuar vetëm nënshkrimin e Arta Vorpsit, kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. Mu paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën në sistem dhe unë kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të firmës së saj.

Noterja tha se Arta Vorpsi nuk është betuar në kushtetutë, por vetëm hodhi firmën.

Mbi kushtetutën jo, unë nuk mund të marr atributet e Presidentit apo personave të tjerë. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë, firmosi emër mbiemër në deklaratën e saj. Nuk jam unë organi që të emëroj ty, unë vërtetoj që ke ardhur në zyrën time dhe ke hedhur firmën. Kaq mbaj përgjegjësi unë. Por nuk mund të marr përgjegjësitë e presidentit. Kjo është detyrë që më ka dhënë ligji, edhe po ta refuzoj do shkel ligjin.

Për një deklarata të tillë, zonjës Arta Vorpsi i ka kushtuar 20 mijë deklarata 4 mijë lekë TVSH dhe 2 mijë lekë taksa e pullave.