Së bashku në Britani të festojmë ditën e gruas dhe mësuesit

830
Pranvera Skana
Një ditë kjo për të falënderuar çdo mësues të gjuhës shqipe këtu në Britani. Një ditë për të falënderuar çdo nënë shqiptare për sakrificat e tyre. Një ditë për të falënderuar çdo vajze e studente për përpjekjet e tyre për t’u integruar sa më denjësisht në shoqërinë britanike! Ndihem KRENARE për TY, gruan shqiptare në Britani….

E di PSE?! Në mbi 700 profesionistë shqiptarë që punojnë në të ashtuquajturin CITY OF LONDON, që është zemra financiare e botës, janë thuajse mbi 60% vajza e gra, Mbi 70 % e numrit të studentëve shqiptarë që studiojnë në Britani janë vajza e gra. Mbi 70% e lektoreve shqiptare që japin mësim në auditorët më prestigjioze britanike janë vajza dhe gra…. Prandaj jam krenare për ty! Për të gjitha këto! Për këtë arsye të ftoj të celebrojmë këtë ditë, me dt 7 Mars ora 6.30 për t’u njohur dhe prezantuar me shumë modele suksesi të gruas shqiptarë në diasporë.

Të pres me shumë dashuri! 


Sigal