S’deklaroi pasurinë, 200 mijë lekë gjobë ish-drejtoreshës së INSTAT

169
Refuzoi të deklaroj pasurinë, gjykata e Tiranës dënon me gjobë ish-drejtoreshën e institutit të statistikave Ines Nurja.
Vendimi është marrë pak ditë më parë, ku vetë nurja ka kërkuar që procesi të zgjidhet në gjendjen që janë aktet duke përfituar ulje të dënimit dhe pse ajo se ka pranuar akuzën, duke argumentuar se s’ka mundur të deklarojë pasurin se ka pas ngarkesë në punë dhe ka harruar.
Dënimi ndaj Nures është 300.000 lekë gjobë, ndërsa në aplikim të uljes gjykatësi Martin Deda ka dënuar Ines Nuren me 200.000 lekë gjobë, shumë kjo që duhet të paguhet sapo vendimi të marrë formë të prerë.
Nurja u kallëzua në tetor të 2014 për refuzim të deklarimit të pasurisë dhe fshehje pasurie nga ILDKPI, ndërsa pas hetimeve prokuroria e gjeti atë fajtore duke e dërguar për gjykim.