50 turistë shqiptarë e të huaj, të cilët ishin bllokuar në ishullin e Sazanit, janë shpëtuar nga anija e Flotës Detare të klasit “Iliria”.

Paraprakisht mësohet se turistët kishin ngelur në ishull për shkak të motit të keq.

Mes grupit të turistëve, veç fëmijëve kishte edhe një grup gazetarësh korrespodentë të huaj.

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë.

Anija e klasit “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.