Sasha Obama me bikini në Miami, vajza e ish-presidentit të SHBA si adoleshente “normale”

819
Sigal

Meqenëse Barack Obama nuk është më në Shtëpinë e Bardhë, vajzat e tij mund t’i kthehen jetës së zakonshme duke kaluar momente relaksi me shoqërinë e tyre.
Sasha, vajza më e vogël e ish-presidentit të SHBA-ve nuk ka humbur kohë për t’iu rikthyer jetës “normale’. Ajo ka udhëtuar në Miami ku është fotografuar duke shijuar plazhet mrekullueshme që ndodhen atje.
Jemi mësuar që 15-vjeçaren ta shohim me veshje klasike, por këtë herë ajo është fotografuar me bikini.
Së bashku me motrën e saj, Malia, Sasha është bërë e njohur edhe për përzgjedhjet në veshjet e saj, duke u shndërruar në model për vajzat e reja.