Sarandë, studentët pa diploma; nuk dihet cili rektor do t’i firmosë

546
Sigal

Nje grup prej 80
studentësh të cilët kanë përfunduar studimet në vitet 2014-2015 pranë
Fakultetit të Infermierisë së Përgjithshme të Sarandës, ende nuk janë diplomuar.




Si
studentë të këtij fakulteti ata i kanë shlyer të gjitha detyrimet studimore dhe
financiare, por ende nuk janë pajisur me kartonin e diplomës.
 



Ata zotërojnë vetëm me një listë notash dhe kanë më shumë
se dy vjet që presin të marrin kartonin. Këto dy vite, ata i kanë provuar të
gjitha, nga greva deri tek protestat e nëjpasnjëshme, por ky problem ende nuk
është zgjidhur.
 



Pak kohë më parë ata u ankuan pranë emisionit “Fiks Fare”
ku u shprehën se ndodhen në një udhëkryq pa përgjigje. Sipas tyre, të gjitha
ankesat dhe letrat nisur Rekotratit dhe Ministrisë së Arsimit kanë mbetur pa
përgjigje. Ata kërcënojnë se do të futen në grevë urie nëse ky problem nuk merr
zgjidhje sa më shpejt.
 



Pas shkrirjes së filialit të Sarandës, në vitin 2013, këta
studentë nuk kanë më as se ku të trokasin pasi i përplasin nga njëri
institucion në tjetrin. Sipas tyre, kjo problematikë ka ardhur për shkak të
vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2013, që ka shkrirë filialin e Sarandës
dhe nuk ka parashikuar më vendime plotësuese se cili do të jetë filiali që do
të firmosë diplomat e tyre ligjërisht.
 



“U bënë dy vite që thonë të njëjtën gjë. Punë ditësh dhe do
dali një VKM, por akoma s’po shohim asgjë”, u shprehën studentët për kameran e
“Fiksit”.
 



Për këtë problematike të pa zgjidhur prej më shumë se dy
vitesh “Fiks Fare” iu drejtua Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë. Sipas
rektorit të këtij univeristeti, Arben Gjata, kjo është një problematikë e
mbartur.




“Në VKM numër 44 të vitit 2013, që ka bërë ndarjen midis
Universitetit të Mjekesisë nga Universiteti i Tiranës, është lënë jashtë
Fakulteti i Infermierisë së Përgjithshme Sarandë. Ka mbetur një ngerç ligjor se
kush rektor do e firmosë diplomën e këtyre studentëve. Ne presim vetëm të
miratohet vendimi i ri për të ndjekur më pas udhëzimet”, thotë ai.
 



“Fiks Fare” intervistoi edhe sekretarin e përgjithshëm të
Ministisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Ministria e Arsimit është institucioni i
cili duhet të përgatisë projekt vendimin që do të rregullojë këtë ngërç ligjor.
 



Sipas Ndrecës, hartimi i këtij projektvendimi është çështje
ditësh dhe më pas do të kalojë për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Ai e
mohon faktin që studentët të kenë mbetur në terr informativ për këtë situatë,
duke pretenduar se nga ana e ministrisë i është kthyer përgjigje. Ai premton se
ky problem do të marrë zgjidhje brenda muajit.
 



Më në fund, pas miratimit të Vendimit të Këshillit të
Ministrave në tetor të vitit 2016, Fakulteti i Infermierisë Tiranë është duke
berë të pamundurën për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.
 



Sipas informacionit që “Fiks Fare” mori pas miratimit të
vendimit, vetë dekania e këtij fakulteti ka udhëtuar drejt Sarandës. Stafi i
fililalit të Sarandës, i mbyllur tashmë, ka bërë të vështirë dorëzimin dhe më
pas rakordimin e të dhënavë të studentëve.
 



Pasi të përfundojë edhe ky proces, studentët do të marrin
më në fund edhe diplomat të cilat kanë më shumë se dy vite që i presin. Por
problemet duken se nuk kanë të sosur për Fakultetin e Infermierisë së
Përgjithshme.
 



Edhe në Tiranë, studentët e ciklit master, që kanë
përfunduar studimet në vitin 2015, ende nuk i kanë marrë diplomat. Pranë
emisionit “Fiks Fare” erdhi një ankesë nga një studente e cila jeton jashtë
vendit, në Angli.
 



Sipas saj, prindërit e tyre janë përplasur disa herë në
dyert e fakultetit dhe sekretarive, por janë kthyer duar bosh. Lidhur me këtë
problematikë “Fiks Fare” intervistoi zv.dekanin e fakultetit, Gentian Stroni.
 



“Për shkak të zgjdhjeve që u bënë për stafin akademik pranë
Fakulktetit të Mjeksisë dhe Infermierisë, si dhe ndërrimit të stafit, të paktën
proçedura e tenderit u zgjat. Procedura e depozitimit të firmës së dekanit të
ri kërkoi kohën e vetë. Tani jemi në momentin që tenderi është bërë dhe po
punojmë për plotësimin e tyre. Nuk janë bërë në janar dhe në shkurt, atëherë kur
duheshin, por ne nuk mund të themi pse, pasi është një problematikë e mbartur
nga administrata e kaluar”, deklaroi Stroni.
 



Sipas tij, brenda dy javëve edhe kjo procedurë do të jetë
mbyllur dhe rreth 300 studentët e këtij fakulteti do të pajisen më në fund më
diplomën e masterit.