Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej afro 61 kg duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj.

Sipas burimeve zyrtare, në sajë të operacionit “Street”, është vënë në pranga Arben Nguli, 44 vjeç nga Librazhdi, por banues në Sarandë.

“U krye arrestimi i tij pasi në vendin e quajtur ‘Qafa e Hanit’, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ‘Kia’, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale ‘Prodhim, shitje narkotikësh’”, thotë policia e Qarkut.