Sarandë, grabitet biznesmeni, maskat i “zbrazin” shtëpinë, marrin bizhuteri dhe ia mbathin

64

Persona të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmjen e djeshme banesën e një biznesmeni në qytetin Sarandës. Biznesmeni i identifikuar me iniciale Sh.A ka në pronësi një linje autobusësh dhe banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2.

Grabitja ka ndodhur kur në banesë nuk ishte askush nga familjarët. Sipas burimeve të para në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit/ve, pasi ende nuk dihet se sa kanë qenë.