Një pako e dyshimtë është vendosur sot tek Godina e Kapitanerisë në qytetin e Sarandës, nga persona ende të paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se brenda pakos mund të ketë lëndë plasëse, prandaj janë lajmëruar forcat xheniere që të ndërhyjnë. Mësohet gjithashtu se pakoja e dyshimtë është vendosur në dritaren e Kapitanerisë dhe u pikas nga një punonjëse.