Sarandë/ Dy kanalet e ujërave të zeza që shpërthyen, larguan 2 milionë euro të ardhura nga turizmi

561
Përparim HALILI
Sezoni turistik i këtij viti në Sarandë, nuk u mbyll nga moti, por nga m…. që shpërtheu dhe mbyti e qelbi mjediset, rërën, detin 
– KLSH i ka çuar para drejtësisë abuzimet që krye-bashkiakja Floriana Koka ka bërë me projektet, fondet buxhetore dhe taksat publike 
BE e menaxhoi vetë financimin e investimit për ujërat e zeza në Ksamil, mbasi kishte informacion të plotë, se po të lihej në dorë të krye-bashkiakes Floriana Koka e “Mon Kukaleshërve” të saj deri në Tiranë, nuk do ishte bërë fare rrjet kanalizimesh ujërash të zeza, siç ka ndodhur edhe me rrjetin në disa zona të qytetit Sarandës

Të alarmuar dhe të betuar, se nuk do të shkelin më në Sarandë, ia mbathën edhe pushuesit kosovarë, të cilëve krye-bashkiakja Koka, gjatë një takimi “pune turistike në Prishtinë, pasi recitoi një poezi përpara Presidentit Hashim Thaçi, i garantoi kosovarët, se në Sarandë do të gjenin një “lule turistike”, por gjetën një “lule” me “aromë” ujërash të zeza! 

Në Sarandë nuk ka me sezon turistik. Ata që ishin, ikën, ndërsa ata që kishin bërë prenotime, i anuluan! Sezoni turistik i këtij viti në Sarandë, nuk u mbyll nga moti, por nga m…. që shpërthye dhe mbyti dy qendrat e njohura që frekuentohen tradicionalisht: Qendrën, rërën dhe detin e bregut të qytetit të Sarandës e po kështu, mjediset dhe detin e Ksamilit. Në Ksamil shpërthyen si “lumë” pusetat dhe kanalet e rrjetit të ujërave të zeza, duke përmbytur, “nxirë” e qelbur mjediset publike, me rrjedhje në det. Banorët janë mësuar me këtë ndotje në tokë e në det, mbasi nuk është rasti i parë që shpërthejnë ujërat e zeza edhe në portën e zyrave të Komunës dhe askush nuk i ka dëgjuar e nuk i dëgjon, sidomos kjo krye-bashkiake që kujton së është pronare e krejt bashkisë së Sarandës, ndërkohë që ka vetëm disa troje, toka e biznese të përfituara së fundi në kuadrin e “rilindjes së pasurive urbane” të shtetarëve të rinj! Pasi ujërat e zeza pushtuan mjediset publike të Ksamilit, turistët vendas braktisën hotelet e apartamentet, ngarkuan plaçkat dhe ia mbathën në plazhet e Greqisë, ndërsa turistët nga Kosova ikën në Mal të Zi, Turqi e Maqedoni, të huajt u betuan se nuk do shkelin më në Shqipëri. Të gjithë ikën, duke lënë pas deklarimet e turpshme e të papërgjegjshme të krye-bashkiakes së Sarandës e cila tha: “Këtë investim rrjeti ujërash të zeza e ka kryer BE dhe nuk kemi asnjë përgjegjësi e nuk ndërhyjmë”! Deklarata e krye-bashkiakes Koka, të lë pa mend në kokë! BE dhuroi një investim të fuqishëm publik, që bashkia e Sarandës nuk e bënte dot, mbasi fondet publike dhe të ardhurat nga taksat vidhen e dhurohen për klientët partiak e personal prej krye-bashkiakes, madje edhe me presion e largime nga të tatimorëve, duke i detyruar për falsifikim letrash, ndërsa ajo e quan “përgjegjësi të BE”, mbytjen e Ksamilit dhe mbushjen e detit me fekale! BE e menaxhoi vetë financimin e investimit për ujërat e zeza në Ksamil, mbasi kishte informacion të plotë, se po të lihej në dorë të krye-bashkiakes Floriana Koka e “Mon Kukaleshërve” të saj deri në Tiranë, nuk do ishte bërë fare rrjet kanalizimesh ujërash të zeza, siç ka ndodhur edhe me rrjetin në disa zona të qytetit Sarandës, ku janë bërë gërmime sa për efekt për kronikash televizive e plotësim dosje tenderësh dhe letra fiktive për gjoja kryeje punimesh e përfundim investimesh! Ndërsa krye-bashkiakja Koka (e korrupsionit në bashki), del e thotë, se “Në Ksamil e ka përgjegjësinë BE, ne i kemi bërë me shumë cilësi punimet tona”! Afro 10 ditë më parë, ndodhi e njëjta përmbytje ujërash të zeza edhe brenda qytetit të Sarandës, ku punimet i ka kryer bashkia! “Lumi” i ujërave të zeza dhe fekalet vërshuan në qendër të qytetit buzë bregdetit dhe morën tatëpjetën e shkallëve për në plazh, me dredhje të lirë e masive në det. Edhe turistët vendës e të huaj që ishin akomoduan në Sarandë duke u nxitur nga “guidat” dhe deklarimet e krye-bashkiakes Koka, të gjendur edhe përballë “përrenjve” të ujërave të zeza edhe tek dyert e hoteleve, kafeneve, restoranteve, apartamenteve e vilave ku pushonin, të pamundur për të vazhduar qëndrimin në rërën dhe ujin e qelbur e të nxirë nga ujërat e zeza, ua hipën makinave e ikën të tmerruar nga Saranda e cila po degradon prej “ç)drejtimit të “çetës së batakçinjve” që e kanë uzurpuar në emër të “rilindjes”, me tregues korrupsionin e shfrenuar me fondet publike! Të alarmuar dhe të betuar, se nuk do të shkelin më në Sarandë, ia mbathën edhe pushuesit kosovarë, të cilëve krye-bashkiakja Koka, gjatë një takimi “pune turistike në Prishtinë, pasi recitoi një poezi përpara Presidentit Hashim Thaçi, i garantoi kosovarët, se në Sarandë do të gjenin një “lule turistike”, por gjetën një “lule” me “aromë” ujërash të zeza! Sipas operatorëve turistikë, Saranda është boshatisur nga pushuesit potencial dhe sipas tyre sezoni quhet i mbyllur përfundimisht, me pasojë braktisje të pritshme masive vitin tjetër! Kjo nuk ka ndodhur prej klasit e modernitetit të hoteleve, as prej etikës dhe cilësisë së shërbimit, as prej sigurisë së policisë, as prej mikpritjes së komunitetit, as prej jetës artistike-kulturore e çlodhëse në zonat dhe qendrat e pushimit, mbasi këto kanë qenë dhe janë në nivelin e kërkuar për një pushim të kompletuar. Gjithçka ka ndodhur prej pusetave dhe kanaleve të ujërave të zeza që bashkiak nuk i mbajti në administrim funksional. Pasoja është kjo: Për 2 puseta e kanale ujërash të zeza, turizmi në Sarandë humbi afro 2 milionë euro të ardhura prej largimit të turistëve, nga “era e korrupsionit” të kupolës së bashkisë, me fondet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, fakte për të cilat “Telegraf” ka kryer një investigim lidhur me UK-Sarandë dhe do ta publikoj të plotë, për të mësuar batërdinë që është bërë me fondet publike dhe taksat që mbledh bashkia! Sa për kujtesë, KLSH i ka çuar para drejtësisë abuzimet që ka bërë krye-bashkiakja Floriana Koka me fondet publike! 
Sigal